Fondi Humanitar, koktej falënderues për kontribuuesit
Lokale

Fondi Humanitar, koktej falënderues për kontribuuesit

12.Jan.2015 22:15
0
Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (FHKL) që po realizon projektin e ndërtimin të 100 shtëpive në Luginë, dhe gatishmërinë për angazhim me projekte në fushën e ekonomisë, këtë fundjavë në një organizim falënderues ka ftuar të gjithë kontribuuesit e deritanishëm në projektin e lartpërmendur.

“Duke i falënderuar marrëdhënies dhe kontributit të ndërsjellë si afaristëve dhe qytetarëve, besimin e sinqeritetin, po bëhet e mundur që strategjia jonë e punës, projekti aktual dhe ato që do të pasojnë, të jen të suksesshëm, gjithnjë në shërbim të atyre që janë në nevojë. Duke shpresuar, që kjo marrëdhënie/relacion edhe në të ardhmen të vazhdoj, Kryesia e Fondit Humanitar ju falënderon të gjithë juve dhe ju fton në një –Koktej falënderues-“, thuhet mes tjerash në ftesën e FHKL-së, transmeton Titulli.

Kjo organizatë sqaron se ky shënim do të mbahet  të shtunën (17 janar) në ora 18:00, në hapësirat e restorant “Bici Commerce” në Bujanoc.

Fondi Humanitar i Kosovës Lindore me seli në Cyrih të Zvicrës, në konferencën për media të mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar, shpalosi rezultatet e projektit të ndërtimin të 100 shtëpi, ku mes tjerash u tha se deri më tani në vendbanime të ndryshme të komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, janë ndërtuar gjithsejtë 34 shtëpi.

Për vitin 2015 drejtuesit e FHKL-s planifikojnë të shtrin aktivitetin edhe në zhvillimin ekonomik që do të hapte edhe vende të reja të punës në këtë rajon. /Titulli.com/

Deputetët në Medvegjë, takim me kryetarin e sulmuar Florim Sahiti
Corrotica, Brezovica e Luginës (Foto & Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration