Fondacioni “Alsar” dhe organizata “Ihh” shpërndajnë çanta për fëmijët e shkollave fillore
Gjatë ditës së sotme në shkollat fillore të komunës së Bujanocit fondacioni “Alsar” nga Tirana në bashkëpunim me donator organizatën turke nga Holanda kanë shpërnda 750 çanta me materiale shkollore si: fletore, lapsa, trekëndësha në të gjitha shkollat fillore nga klasa e parë deri në të katërtën.
Nënkryetari i fondacioni kulturor dhe humanitar “Amaneti”, Ibrahim Rrustemi i cili ishte edhe organizator falënderoi drejtorët e shkollave fillore për bashkëpunim dhe donatorët duke shpresuar që këso ndihme të kemi edhe në të ardhmen.
“Është viti i tretë me radhë që realizojmë projektin e ngjashëm me “Ihh” nga Holanda dhe “Alsarin” nga Shqipëria. Sado që është simbolike shpresojmë që të jemi urë lidhëse në bashkëpunime të mëtutjeshme në mënyrë që të ofrojmë kushte më të mira edukativo -arsimore. Falënderim të veçantë donatorëve dhe drejtorëve të shkollave fillore për bashkëpunimin e pa diskutuar dhe të çmuar” – tha Rrustemi.