Florent Latifi nga "Sezai Surroi" zë vendin e parë në garat rajonale të Fizikës në Vrajë
Lokale

Florent Latifi nga "Sezai Surroi" zë vendin e parë në garat rajonale të Fizikës në Vrajë

20.Feb.2021 18:07
0
Në garat regjionale të Fizikës të mbajtura në qytetin e Vrajës, nikoqir i së cilave ishte Gjimnazi “Bore Stankoviq” e ku merrnin pjesë nxënës të shkollave të mesme të rrethit të Pçinjit, nxënësi Florent Latifi zuri vendin e parë në kategorinë Gama të këtyre garave.
 
Florent Latifi është nxënës i vitit të dytë në drejtimin e Gjimnazit pran shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc. Organizatorët për vendin e parë i ndanë diplomë Florentit, ndërsa me diplomë është dekoruar edhe profesori i lëndës së Fizikës në shkollën e mesme “Sezai Surroi” Baki Rexhepi i cili ishte në cilësinë e organizatorit dhe mentorit të nxënësve shqiptarë në gara, ndërkohë që falënderime kanë marrë të gjithë pjesëmarrësit e garave.
 
 
Kjo është hera e dytë që nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” të profesorit Baki Rexhepi arrijnë vendin e parë në lëndën e Fizikës në garat regjionale. Vitin e kaluar shkollorë 2019 /2020 në vendin e parë në kategorinë Gama, ishte radhitur nxënësja e viti të parë të drejtimit të Gjimnazit, Lina Ebibi.
 
Tekst i publikuar në faqen zyrtare në Facebook të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration