"Flamurin do ta vendosim në godinën e KKSH-së"
Lokale

"Flamurin do ta vendosim në godinën e KKSH-së"

25.Feb.2013 23:54
0
kkshFlamuri Kuq e Zi do të vendoset sërish në godinën e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Bujanoc Kryetari i KKSH-së Galip Beqiri ka deklaruar se në objektin e këtij organi shtetëror do të valojë sërish flamuri edhe pse është hequr nga persona deri më tani të paidentifikuar. “Mendoj se flamuri e ka vendin aty dhe ne së shpejti prapë do ta vendosim flamurin në ndërtesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar,” ka thënë Beqiri, raporton Titulli. Ai ka shpjeguar se flamuri kombëtar në ballkonin e KKSH-së qëndron që nga 28 nëntori i viti të kaluar, ndërsa heqjen e tij e kanë vërejtur sot në mëngjes. “Ky gjest është i pahijshëm pasi në mënyrë tinxare është hequr flamuri. Deri më tani s’kemi pas vërejtje prej asnjë organi se a duhet të hiqet flamuri apo jo, me përjashtim të OSBE-së”, është shprehur Beqiri. Sipas kryetarit të KKSH-së në këto momente shqetësimi është edhe më i madh pasi sot filluan bisedimet për një dialog të mirëfilltë mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe Beogradit me qëllim që t’i përmirësojnë kushtet e jetesës dhe të drejtat e tyre, ndërsa në anën tjetër po ndodh një gjest i pahijshëm nga persona të paidentifikuar. Beqiri shpreson që policia do ta marrë me përgjegjësi këtë punë dhe do t’i zbulojë akterët ./Titulli.com/
Bujanoci nën ujë, ndërpritet transporti hekurudhor (foto & video)
Pesë orë bisedime në takimin që quhet “përgatitor”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration