Lokale
Fillon meremetimi i rrugëve në Bujanoc
Me iniciativë të kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka filluar meremetimi i rrugës rajonale, që lidhë Tërnocin me Gjilanin apo rruga që banorët e quajnë “Rruga e vjetër”.
Këtë vendim kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, e morri dy ditë pasi që zyrtarisht ka marrë postin e kryetarit.
Punimet e këtij meremetimi do të zgjasin tre ditë, ndërsa punëkryes është kompania për ndërtimin e rrugëve PZP nga Vranja.
Vlen theksuar se ky projekt është i pari pas emërimit të Nagip Arifit në postin e kryetarit të komunës së Bujanocit./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!