Fillon aksioni “Bujanoci solidarë”, për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri
Zyra për të Rinj në Bujanovc vetëm se kanë filluar aksionin për grumbullimin e ndihmave për të i dalë në ndihmë qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti në Shqipëri.
Në zyrën e të rinjve në Bujanoc e cila gjendet në qendër të qytetit tani qytetarët mund të dërgojnë ndihmat. Kjo iniciativë është organizuar nga komuna e Bujanocit në bashkëpunim me Zyrën e të Rinjve. Koordinatori i Zyrës, Shuajb Fejzullahu deklaroi grumbullimi i ndihmave për Shqipëri ka filluar tani më edhe në Bujanovc dhe të interesuarit mund të paraqiten.
“Prej ditës së djeshme ka filluar aksioni, por sot edhe zyrtarisht e kemi hapur që nga ora 11. Ndihmat e para kanë arritur, ajo që vlen të theksohet është se shumë qytetarë janë të interesuar për të dhënë kontributin e tyre. Ne do të jemi këtu deri ora 1 pas mesnate, por nëse duhet do të vazhdojmë edhe më gjatë. Ndihmat e para do të nisen edhe sot besojmë. Kemi mbledhë deri më tani gjëra ushqimore, veshmbathje por edhe produkte ushqimore. Ftoj të gjithë të interesuarit që duan të sjellin ndihmat e tyre ne gjendemi në zyrën në qendrën e qytetit Zyra për të Rinjë” – tha Fejzullahu.
Sipas Fejzullahut ajo që është më e nevojshme për viktimat e tërmetit në Shqipëri dhe kontaktet që kanë me Shqipërinë janë qumështi, vaji dhe produkte higjienike.
“Nga kontaktet tona me vëllezërit tanë nga Shqipëria, kërkesa më e madhe është për gjëra ushqimore si: qumësht , vaj dhe mjete higjienike për fëmijë dhe të rritur” – deklaroi Fejzullahu.