Festë e madhe e teatrit në Preshevë
“MISTERI” i autorit Italian Aldo De Benedeti, në regji të Afeida Boriçi, (laureate e sivjeme i çmimit, regjisorja më e mirē nĕ Festivalin e Teatrove në Mitrovicë), nĕ interpretim të aktorëve Preshevar, ishte shfaqja qē hapi edicionin e XV-të Festivalit, “Ditët e komedisë shqiptare”, në Preshevë.
Publikut të mrekullueshĕm preshevar, por edhe mysafirëve të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare, në sallën e Shtëpisë së Kulturĕs “Abdulla Krashnica”, aktorët rezident të Teatrit Profesionist në Preshevĕ, edhe kĕtĕ herë, (sikur gjatë premieres, nĕ muajin Prill), u sollën emocione nga një lojë mediocre e meskine me plot tensione, të çiftit Verani dhe mikut të tyre avokatit Tomaso Saveli, të kapur nga “misteri” i trëndafilave të kuq.
Në këtë “lojë” ose përpjekje, për tu arratisur nga e rutina dhe e përditshmja të çiftit Verani, aktorĕt nə skenĕ; Valon Nuhiu, Egzona Salihu, Gani Veseli dhe Artan Ibishi, nga loja e tyre e shkëlqyer dhe tensionimet e shumta, ku regjisorja Afeida Boriçi me një mjeshtri të rrallë e ndërton një lojë të bukur e kolektive të aktorëve në skenë, duke i zhveshur një nga një karakteret e tyre, veçmas krenarinë mashkullore. Ndaj, loja e perkryer e aktorëve në skenë, publikut në sallë ia dhuruan një komedi që për afro një orë e njëzet minuta, u përcoll me të qeshura dhe duartrokitje frenetike.
“As andej as këndej”
Ishte komedia e shkruar nga një grup i autorëve maqedonas, qĕ u prezentua nə natēn e dytë të Festivalit, nĕ interpretim të aktorëve të Teatrit tē qytetit nga Kumanova.
Kjo komedi, kishte tē bëj me realitetin e hidhur të mijĕra tĕ rinjve dhe qytetatëve tjete, cilët të pakënaqur me situatēn ekonomike, sociale e politike në vend, ia mësyejnë realizimit të ëndrrës sē tyre, në Amerikēn e largët.
Në këtë rrugëtim tĕ shpresës, takohen Iliri i cili ndjek ēndrrën e tij nē “tokën e premtuar” dhe Bekimi, i cili pas shumē vitesh mërgimi, vendos të kthehet në vendlindje. Në gjithë këtë rreth vicioz, regjisori Kastriot Abdyli, ndërton një lojë të bukur skenike, duke e mbajtur peng publikun në sallë gjatë pĕrballjes tĕ kĕtyre dy qytetarëve nga Kumanova, me fatin e tyre.
Iliri, (Musa Isufi, laureat i Çmimit, aktori më i mirë ne Festivin e dramës shqiptare 2019 në Dibër), dhe Bekimi, (Ismail Kasumi, një aktor i mrekullushëm), edhe me këtë shfaqje morren duartrokitje frenetike nga publiku, që e kishte mbushur sallën e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë.
Dhe, nga këto dy shfaqje, (“Misteri” dhe “As andej e as këndej”), mund të konkludojmë se fuqia e Teatrit nuk qëndron vetëm te teksti letrar i “shkruar”, por më shumë tek koncepti i qëlluar regjisorial i Afeida Boriçi dhe Kastriot Abdyli, sikur edhe tek mendja dhe zemra e aktorëve në skenë, duke na përcjellur emocione të fuqishme dhe duke i dhënë dimension të ri, frymë e shpirt vete tekstit dhe gjithë lojës në skenën e Teatrit. Në këtë kontest do t’i veçoja dyshen e rrallə tē aktorëve, Gani Veseli & Valon Nuhiu (“Misteri”), dhe Musa Isufi & Ismail Kasumi. (“As andej, as këndej”) , të cilë edhe me shfaqjet e tjera, kudo që janë paraqitur, e kanë mrekulluar publikun në sallë. /Osman Goranci / InLajmi /