Fejzullahu: Edhe një kuadër arsimor më pak në Bujanoc Zejni Fejzullahu dhe Almedin Ramizi
Lokale

Fejzullahu: Edhe një kuadër arsimor më pak në Bujanoc

25.Aug.2022 18:52
0

Zejni Fejzullahu, drejtor në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoci përmes një postimi në Facebook ka lajmëruar për largimin e kuadrove arsimore nga mosnjohja e diplomave të Kosovës.

Postimi i plotë në Facebook nga Zejni Fejzullahu: 

Edhe një kuadër më pak në Bujanoc
 
Dr Almedin Ramizi, mësimdhënës në shkollën e mesme “Sezai Surroi”, në drejtimin e mjekësisë, nuk do të filloj punën më 1 shtator 2022.
 
Doktor Almedinin do ta kujtojmë si punëtor shumë i përkushtuar në mësimdhënie, me sjellje dhe tipare të veçanta.
 
Shkoi atje ku iu njihet diploma universitare, në Prishtinë.
 
Shpresojmë që të jetë i fundit që largohet për arsye të tilla.
 
Faleminderit doktor për kontributin e dhënë.
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration