Federeri, i pari person i gjallë pjesë e monedhave zvicerane
Atraktive

Federeri, i pari person i gjallë pjesë e monedhave zvicerane

03.Dec.2019 08:57
0

Kampioni i 20 Grand Slameve, zvicerani Roger Federer, do të bëhet personi i parë i gjallë që do të jetë pjesë e një monedhe në vendin e tij.

 Institucioni Federal që prodhon paratë, Swissmint, do të nxjerrë një monedhë përkujtimore argjendi prej 20 frangash zvicerane në janar me fytyrën e Federerit, raporton BBC.

Ndërkaq, ky institucion planifikon të shtojë edhe një monedhë tjetër ari prej 50 frangash me imazhin e tenistit Federer në maj, transmeton Koha.net.

“Faleminderit Zvicër dhe Swissmint për këtë nder dhe privilegj të veçantë”, ka thënë 38-vjeçari, që aktualisht është i treti në botë.

Sipas faqes ATPTour, Për monedhën 20 frangëshe, parashitjet nisën sot dhe do të vazhdojnë deri më 19 dhjetor, 2019, apo derisa të shiten të gjitha 55,000 njësitë.

Fansat megjithatë nuk duhet të ndihen të zemëruar nëse nuk arrijnë të blejnë ato herën e parë. Nëse kërkesat tejkalojnë shitjet e para, atëherë Swissmint “mban të drejtën për të prodhuar edhe 40,000 monedha tjera dhe t’i lëshojë ato në maj të vitit 2020”.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration