Ermal Rexhepi: Mediat lokale të rëndësishme për shoqërinë tonë, kuvendi ndryshon buxhetin (video)
Lokale

Ermal Rexhepi: Mediat lokale të rëndësishme për shoqërinë tonë, kuvendi ndryshon buxhetin (video)

18.Dec.2020 12:01
0

Ermal Rexhepi, shef i grupit të këshilltarëve të PVD-së në kuvendin komunal të komunës së Bujanocit, gjatë seancës së katërt kërkoi që pozicioni financiarë për financimin e mediave për vitin 2020 të mos ndryshohet.

Propozimi i tij nuk u votuan nga këshilltarë komunal ndërsa edhe  kryetari i komunës së Bujanocit nuk e mbështeti propozimin e tij.

Rexhepi theksoi  me tjerash se gjatë ditës së djeshme me këshillin për ekonomi dhe financa propozoi që pozicioni I mediave dhe se shumica e anëtarëve votuan kundër propozimit të tij që u manifestua edhe në seancën e sotme të kuvendit komunal.

Rexhepi tha para këshilltarëve se mediat janë të rëndësishme për shoqërinë tonë dhe duhet të trajtohen të gjithë të barabartë sikur çdo grup i interesit në komunën tonë.

Me votimin e rishikimit të buxhetit komunal, pozicioni i financimit të projekteve në fushën e informimit për vitin 2020 është larguar nga buxheti dhe kështu një pjesë e madhe e medias lokale mbetën pa financim për vitin 2020./Titulli.com/

Korona virus: Shtabi i krizave në Serbi shqyrton relaksimin e masave
SHBA: Grupi i ekspertëve rekomandon miratimin e vaksinës Moderna
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration