Ëndërr e kahmotshme, banorët e Luginës së Preshevës duan bashkimin me Kosovën
Lokale

Ëndërr e kahmotshme, banorët e Luginës së Preshevës duan bashkimin me Kosovën

15.Oct.2018 02:39
0
Shumica e banorëve të Luginës së Preshevës dëshirojnë që të bashkohen me Kosovën, mirëpo ka edhe prej tyre që janë konfuz për këtë iniciativë të presidentit Hashim Thaçi.

Banorët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, bashkimin e tyre me Kosovën e kishin shprehur edhe përmes referendumit të vitit 1992, ku përmes këtij referendumi dëshironin që këto tri komuna shqiptare ti bashkohen Kosovës.

Këtë vit, presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka dhënë si ide korrigjimin e kufijve me Serbinë, kjo sipas tij nënkupton, bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Në lidhje me këtë ide të presidentit Thaçi, disa banorë të Luginës së Preshevës kanë thënë për lajmi.net se e përkrahin dhe e dëshirojnë bashkimin me Kosovën.

Granit Bajrami nga Bujanoci, thotë se do të ishte mirë që të bashkohej mirëpo, me kusht që asnjë centimetër tokë të mos i jepet Serbisë, por vetëm Lugina t’i bashkohet Kosovës.

“Po jemi mu bashkua me Kosove veç me kusht të padiskutushëm, pa e dhanë asnjë centimetër prej territorit të tashëm të Kosovës. Boll tokë kanë dhanë shqiptarët”, është shprehur Bajrami për lajmi.net.

Vlora Ilazi nga Presheva, e cila është nënë, thotë se është në hall nëse e dëshirojnë bashkimin me Kosovën apo jo. Sipas saj arsyeja përse e thotë këtë është për shkak të kushteve që i ofron shteti serb, pavarësisht se papunësia në Preshevë është shumë e lartë.

Ilazi thotë se tani që do të bëhet nënë për herë të tretë, shteti asaj i ofron shtesa për fëmijën e tretë, por edhe për të dy fëmijët e tjerë që i ka dhe kjo e bën atë mjaft konfuze në lidhje me këtë temë.

“ Unë tani do të bëhem nënë për herë të tretë dhe shteti mi jep 150 euro në muaj për fëmijën e tretë. Plus për dy të tjerët i marrë nga 70-80 euro shtesa. Është e vërtetë që papunësia është e lartë në Preshevë, mirëpo duke i pas këto të ardhura po ia dalim disi. Tash edhe ne jemi në hall në lidhje më këtë temë dhe nuk është se nuk e duam bashkimin me Kosovën, por kemi rënë në hall se vështirë se në Kosovë na ofrojnë këto shtesa”, është shprehur ajo për lajmi.net.

Se bashkimi i Luginës së Preshevës është një ëndërr e cila akoma nuk është realizuar, e thonë edhe qytetarët.

Merita Hasani nga Bujanoci, thotë bashkimi i Luginës me Kosovën është një ëndërr që e kanë dashur paraardhësit e saj.

“Është një ëndërr e parealizuar deri më tani, ku gjyshër e stërgjyshër kanë luftuar ta gëzojmë këtë bashkim. Pasi këta nuk arritën ta gëzojnë, shpresoj të jemi ne gjenerata e fundit që e përjetojmë ndarjen vëllazërore”, ka deklaruar ajo për lajmi.net.

Ndërkaq Naim Sadiku e Isuf Hasani, thonë se bashkimi i Luginës së Preshevës më Kosovën as që duhet të diskutohet.

Sipas tyre, kjo do të ishte shumë mirë për të gjithë shqiptarët.

“Normal që duhet me u bashku Lugina me Kosovën”, ka thënë shkurt Saim Sadiku.

Ndërkaq Isuf Hasani ka thënë se është në të mirë të Kosovës bashkimi me Luginën e Preshevës.

“Po është mirë për shqiptarët, por është më mirë për Kosovën që të bashkohet me Luginën e Preshevës”, deklaroi Hasani.

Kujtojmë se kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve me Serbinë po kundërshtohet fuqishëm edhe nga spektri politik në vend.

Ndërkaq, përfaqësuesit politik shqiptarë të Luginës së Preshevës duan që të këto tre komuna shqiptare, pra Presheva, Bujanoci e Lugina t’i bashkohen Kosovës në tërësi por janë kundër që bashkimi i komunave shqiptare të bëhet në mënyrë parciale. /Lajminet/

Xhelal Memeti jep dorëheqje nga aktiviteti politik i Partisë Demokratike
Nxënësit presin ndihmën e Këshillit Kombëtar Shqiptar për tekstet shkollore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration