Emrat e shqiptarëve të shkruhen me alfabetin e tyre
Lokale

Emrat e shqiptarëve të shkruhen me alfabetin e tyre

14.Feb.2013 16:10
0
Gjatë takimit të sotëm që kryetari i Trupit Koordinues (TK) Zoran Stankoviq pati me kryetarin e Komunës Nagip Arifin dëgjoi shumë kërkesa në mesin e të cilave edhe përmirësimin e emrave të shqiptarëve në listat votuese, si dhe përdorimin i alfabetit shqip në regjistrin civil. Një numër kërkesash sot i  drejtoi kryetari i Komunës së Bujanocit në adresën e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe Qeverisë së Serbisë, në mënyrë që të zgjidhen problemet me të cilat banorët shqiptarë ballafaqohen çdo ditë. “Kërkuam zgjidhjen e këtyre problemeve si listat e votuesve, regjistrat civile ku hasim probleme edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme”, tha pas takimit kryetari Arifi, raporton Titulli. Ai njoftoi gazetarët se është biseduar edhe për situatën politike, ndërsa përfaqësuesja nga zyra për Zhvillim Ekonomik, Fazila Azemoviq  e ka njoftuar Stankoviqin me projektet që janë duke u realizuar dhe ata që priten të realizohen. Kryetari i TK-së është dakorduar që problemet e shtruara në takim të gjejnë zgjidhje konkrete. “Kemi vërejtje sa i përket sjelljes së organeve shtetërore në realizimin e disa kufizimeve ligjore. Tash do të fillojmë një marrëveshje për realizimin e listave të votuesve, shkrimin e emrave të shqiptarëve sipas alfabetit të tyre, dhënien e dokumenteve në dy gjuhë dhe problemet tjera”, është shprehur Stankoviq. Ai ka thënë se për të biseduar rreth shënimit të emrave të shqiptarëve në regjistrat civile do të mbajmë një takim të përbashkët me Ministrinë e Drejtësisë, të Punëve të Brendshme dhe vetëqeverisjes lokale. “Disa zgjidhje të cilat ligji i vitit 2009 i ka paraparë nuk janë aplikuar dhe kështu kanë krijuar shumë probleme dhe njëherit le përshtypjen se Pakica Nacionale Shqiptare  në Serbi nuk i ka të drejtat të cilat janë të garantuara me konventat Evropiane”, ka thënë Stankoviq. Kryetari  TK-së me delegacionin e tij qëndroi edhe në Bashkësinë Lokale të Tërnocit me ç’rast vizitoi stacionin shëndetësor, ndërsa gjatë qëndrimit në këtë vendbanim është premtuar edhe rregullimi i shtratit të lumit me mjetet e Komunës së Bujanocit dhe TK-së. Stankoviq ka vizituar edhe fabrikën “Gumoplastika” si dhe “Bivoda”. Ai me këtë rast ka thënë se shteti do të bëjë gjithçka që “Gumoplastika” të nxirret nga falimentimi dhe të aktivizohet prodhimi. Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, gjatë ditës së djeshme qëndroi edhe në Komunën e Preshevës. /Titulli.com/
Leme Xhema nga Medvegja, asistente e Drashkoviqit
KKSH kritikon mediat, i quan zëdhënëse të pushteteve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration