Ekspozitë për ditën e mësuesit 7 marsi në Bujanoc
Me rastin e ditës së mësuesit 7 marsi në shtëpinë e kulturës në Bujanoc me fillim nga ora 10, ditë e enjte do të hapet ekspozitë brenda ambientit.
Sipas njoftimit të këshillit organizativ të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc me këtë aktivitet kulturorë do të shënohet kjo ngjarje e rëndësishme për mësuesin shqiptarë.
Ekspozita për nxënësit do të jetë e hapur nga ora 10-12 ditë e enjte ndërsa në objektin e shkollës së mesme ekspozita do të prezantohet para nxënësve në orën 13, shkruan Titulli.com.
Çdo vit festohet 7 Marsi- Dita e Mësuesit, që na përkujton ditën kur më 7 mars 1887, u hap në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja kombëtare shqipe.
Ajo ishte shkollë me karakter kombëtar e laik ( jo fetar ) ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe ndërsa drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami etj./Titulli.com/