Edhe sot pritje të gjata për të hyrë dhe dalë nga Kosova
Lokale

Edhe sot pritje të gjata për të hyrë dhe dalë nga Kosova

02.Aug.2014 15:49
0

(e diel)

Informacionet e orës 14:00 anë treguar se në Merdare kolona në hyrje ishte e gjatë diku rreth 2-3 kilometra me pritje prej 3-4 orësh, ndërsa në dalje kolona ishte e gjatë prej rreth 2 kilometra me pritje të cilat zgjasnin për rreth 3 orë

Departamenti i Policisë Kufitare, pavarësisht shtimit të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, informon se përsëri sot në pikëkalimin kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhë, janë krijuar kolona me pritje të gjata si në hyrje po ashtu edhe në dalje të Republikës së Kosovës që lidhet me Serbinë.

Informacionet e orës 14:00 kanë treguar se në Merdare kolona në hyrje ishte e gjatë diku rreth 2-3 kilometra me pritje prej 3-4 orësh, ndërsa në dalje kolona ishte e gjatë prej rreth 2 kilometra me pritje të cilat zgjasnin për rreth 3 orë.

Ndërsa në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, kolona në hyrje ishte e gjatë diku rreth 1-1.5 kilometër me pritje prej 40 min deri në 1 orë, ndërsa në dalje kolona ishte e gjatë prej rreth 1 kilometër me pritje të cilat zgjasin rreth 1-1.5 orë.

**************************************************************************************************************************************************************

(e shtunë)

Dheu i Bardhe dhe Merdare, kolona të gjata

Në pikëkalimet kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë, që lidhin Kosovën me Serbinë, përsëri janë krijuar kolona me pritje të gjata.

Policia Kufitare e Kosovë, njoftoi se edhe përkundër shtimit të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, në pikë-kalimin kufitar Merdar dhe Dheu i Bardhë, janë krijuar kolona me pritje të gjata si në hyrje po ashtu edhe në dalje të Republikës së Kosovës që lidhet me Serbinë.

Në Merdar kolona në hyrje është e gjatë diku rreth 3 kilometër me pritje deri 4 orë, ndërsa në dalje kolona është e gjatë prej rreth 2 kilometra dhe pritje për rreth 3 orë, raportojn mediat e Kosovës.

Tek Dheu i Bardhë kolona në hyrje është e gjatë diku rreth 1-1.5 kilometër me pritje prej 40 min deri në një orë, kurse në dalje kolona është e gjatë prej rreth një kilometër me pritje të cilat zgjasin prej një deri në një orë e gjysmë.

Policia e Kosovës, me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, njofton të gjithë qytetaret dhe njëherit apelon tek të gjithë ata që kanë mundësi të shfrytëzojnë pikëkalime e tjera kufitare, pasi nuk ka kolona dhe pritje të gjata, duke përfshirë edhe pikë kalimin kufitar Mutivodë në drejtim të fshatit Keqekollë, ku nuk ka pritje fare, përveç kohëzgjatjes normale prej 10-15 minutave.

Sipas zyrtarëve policorë të Kosovës, nga ana e tyre puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolonat-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve, procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve përkatës nga autoritetet serbe. /Titulli.com/

Malësia e Bujanocit të dielën me "Takimin e Vendlindjes "“ Zarbica 2014"
Arsiq: Problemet ekonomike më të mëdha se ato të sigurisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration