"Kërkojmë të drejta si të serbëve në veri"
Lokale

"Kërkojmë të drejta si të serbëve në veri"

07.May.2013 22:44
0
Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë të drejta sikurse që gëzojnë serbët në veri të Kosovës. Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës kërkojnë reciprocitet në të gjitha fushat me serbët e veriut të Kosovës. Sipas tyre, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje apo nëse nuk ka reciprocitet në Luginë të Preshevës, ata nuk do të rrinë duarkryq. Jonuz Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik (LBD), dhe ish- përfaqësues politik i UÇPMB-së, ka thënë që është momenti i fundit kur Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, të angazhohen për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. “ Është momenti kyç për shqiptarët, për Qeverinë e Kosovës edhe për mbarë shqiptarët edhe Qeverinë e Shqipërisë, që duhet të angazhohen jo vetëm me llafe, por të kyçen drejtpërdrejt në reciprocitetin e të drejtave të shqiptarëve, që çka fitojnë serbët në veri të Kosovës duhet paralelisht t’i fitojnë ato të drejta edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës. Përndryshe nuk do të ketë rehati, nuk do të jetë e qetë Lugina...”, ka deklaruar Musliu, raporton Zëri. Ai gjithashtu ka thënë se amaneti i dëshmorëve të Luginës do të përcillet nga shokët e tyre, nëse siç ka theksuar Musliu, shqiptarët nuk i gëzojnë të gjitha liritë dhe të drejtat e tyre. Ai ka përmendur edhe marrëveshjen e Konçulit, e që siç ka thënë ai, për këtë marrëveshje edhe është luftuar në këtë pjesë të Kosovës, por që, kjo marrëveshje asnjëherë nuk është zbatuar. Sipas Musliut, nëse nuk zgjidhet kjo çështje, atëherë shqiptarët nuk do të ndalen në asnjë moment dhe do të luftojnë gjerë në fund për të drejtat dhe liritë e tyre. Ai kritikoi edhe institucionet e Kosovës që kanë vënë bllokadë për lëvizjen e shqiptarëve të Luginës, duke e krahasuar këtë liri me gjendjen e lirisë së lëvizjes në Palestinë dhe Israel. Në anën tjetër, Riza Halimit, deputetit të vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, i ka mbetur “hatri” në bashkësinë ndërkombëtare, e cila sipas tij, më shumë është koncentruar në zgjidhjen e çështjes së veriut, duke e lënë krejtësisht anash Luginën. Ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare mendon se në vitin 2001 është zgjidhur çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në atë kohë kur, siç ka thënë ai, me ndërmjetësimin e OSBE-së është arritur një marrëveshje paqeje për stabilizimin e gjendjes në Luginë të Preshevës. Sipas Halimit është koha e fundit kur shqiptarët në mënyrë unike duhet të ndërmarrin masa që të zbatohet reciprociteti edhe për shqiptarët e Luginës. “Thjesht është një situatë kamufluese. Unë shpresoj që pas kësaj marrëveshjes në Bruksel do të duhet patjetër një qasje shumë më aktive e Qeverisë në Prishtinë, por në radhë të parë do të duhej që subjektet politike në Luginë t’i tejkalojnë këto përçarje që po i imponon Qeveria e Serbisë dhe të marrë forcë që përsëri ngjashëm së paku në këto dy vitet e fundit të kemi edhe një takim ku pak ma zëshëm do të duhej t’i adresojmë këto probleme, këto shqetësimet tona në të gjitha adresat edhe në ato ndërkombëtare”, ka thënë Halimi./Titulli.com/
Arifi me ministrat kosovarë hapi Panairin "Prishtina 2013"
“Vëllazërimi” nga Bujanoci, mysafir tek kryeministri Erdogan
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration