Drejtoresha Besa Sahtiti në Preshevës ka punësuar familjen, a lejon ligji manipulime?!
Në shkollën fillore "Profesor Ibrahim Kelmendi" në Preshevë, drejtoresha Besa Sahiti ka punësuar gjysmën e familjes së saj, shkruan telegraf, transmeton Titulli.com.
Ajo më 1 shtator 2017, punësoi nipat Faton Kadriun mësimdhënës ndërsa Fatos Hyseni punëtor financiar, të dy u pranuan në një punë specifike, me kohë të plotë.
Drejtoresha Sahiti nuk u ndal me kaq, një muaj para vitit të ri më 2 dhjetor 2017, punësoi një tjetër nip si asistent pedagogjik për një punë të caktuar, me kohë të plotë.
Për shkak të konfliktit të dukshëm të interesit, Agjencia Kundër Korrupsionit në Serbi nxori një rekomandim për shkarkimin e saj nga pozita e drejtorit të shkollës.
“Në bazë të dispozitave ligjore padyshim që mes drejtorit të shkollës dhe stafit në shkollë ka një marrëdhënie të varësisë (afërsisë) apo konflikt interesi”, është thënë nga Agjencia Kundër Korrupsionit.
Nemanja Nenadic, drejtoreshë e programit e Transparency Serbia, i ka thënë Telegraf.rs se sa i përket punësimit, aftësia për të manipuluar është më e madhe.
“Nuk ka kritere të paracaktuara të punësimit, gjë që krijon mundësinë e manipulimit. Kur është fjala për punësimin e një të afërmi, si në këtë rast, drejtori nuk mund të vendosë për këtë”, ka shpjeguar Nenadiç.
Ministri i Arsimit, Mladen Sharçeviq më herët ka vlerësuar se 40 % e shkollave kanë menaxherë të këqij dhe një nga problemet e shumta dhe arsyeja për shkarkimin ishte vetëm nepotizmi./Titulli.com/