Lokale
Dogana e Preshevës kërkon dy punëtorë
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hapë konkursin për dy doganierë të cilët vendin e punës do të kenë në pikën kufitare në Preshevë.
Kjo Ministri, përmes sektorit të doganës njofton se një vend i lirë pune është në pozitën e mbikëqyrësit doganor dhe kontrollin e trafikut të pasagjerëve, me titull mbikëqyrës i doganës.
Pozita e dytë për të cilën mund të konkurrojnë qytetarët e Serbisë, përfshirë edhe ata të komunave të Luginës së Preshevës, është në vendin e kontrollimit të dokumentacionit doganor dhe doganim të mallrave, me titull inspektor doganor.
Kandidatët e interesuar përveç plotësimit të kritereve të parapara në konkurs, duhet të njohin edhe njërën prej gjuhëve të huaja si: angleze, gjermane, franceze apo ruse.
Afati për të aplikuar është tetë ditë nga dita e shpalljes së konkursit./Titulli.com/
Në linkun e mëposhtëm, në gjuhën serbe, keni informacionet shtesë për konkursin e hapur
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!