Diskutim në Bujanoc për planin aksional nga Qeveria e Serbisë dhe kapitulli 23
Mail - Skender Saqipi - Outlook
Këshilli për të Drejtat e Njeriut ka mbajtur në Bujanoc tryezën me temë “ Pakicat Nacionale në Luginë të Preshevës dhe të drejtat e tyre, (mos )implementimi i Planit Aksional nga Qeveria e Serbisë në kuadër të Kapitullit 23, Marrëveshja për inkuadrimin e Serbisë në BE “.
Pjesë e debatit në kuadër të tryezës ishin përfaqësues të pushteteve lokale Këshillit Nacional Shqiptar, Trupit Koordinues, OSBE-së dhe shoqatave të qytetarëve.
Me këtë rast u konstatua se ka ngecje në progresin e arritur në kuadër të sferave që parasheh Kapitulli 23, ku bëjnë pjesë reformat në gjyqësi, lufta kundër korrupsionit dhe rrespektimi i të drejtave të njeriut.
Diskutuesit e tryezës iu referuan edhe raportit të fundit të Komisionit Evropian i cili në masë të madhe kritikon Serbinë për reformat dhe zbatimin e sundimit të ligjit.
Tryeza është mbështetur nga ana e Ambasadës së Gjermanisë në Beograd, në kuadër të projektit “ Monitorimi dhe promovimi i të drejtave të pakicës shqiptare në Luginë të Preshevës.