Disa shqiptarë në diplomacinë e ish-Jugosallvisë dhe përfaqësimi nga Lugina në qeverinë e sotme?
Në kohën e Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë, intelektualët shqiptarë nga pjesët e ndryshme ishin pjesë e skenës politike në Beograd dhe koha e fundit ishte para viteve 1990, para se të tendoseshin marrëdhëniet midis dy kombeve, transmeton Titulli.com.
Në ish-Jugosllavi, para shpërbërjes së saj, Sinan Hasani (personi në mes në fotografine ballinës) një ish-shkrimtar dhe ambasador i Jugosllavisë, ishte President i Presidencës së Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë nga 15 maj 1986 deri në 14 maj 1987.
Intelektuali dhe politikani shqiptar Ali Shukrija ishte anëtar i Presidencës, dhe Mesud Besniku ishte ambasador në Norvegji nga 1983 deri në 1987, përcjellë Titulli.com.
Në rast të futjes në qeveri të listës shqiptare nga Lugina e Preshevës e cila përfaqësohet me 3 deputet shqiptarë në kuvendin e Serbisë është përfolur se mundë të marrin të udhëheqin ndonjë ministri por tani për tani është zbehur ky muhabet.
Deri në formimin e qeverisë së Serbisë mundë të bëhën kalkulime të ndryshme me pjesëmarrjen eventuale të shqiptarëve të Luginës apo sipas disa deklaratave serbe kjo është e lidhur edhe me përfshirjen e serbëve lokal në qeverisjen e komunës së Bujanocit./Titulli.com/