Digjet një shtëpi në Konçul të Bujanocit, vdes një person si pasojë e zjarrit
Një shtëpi në fashtin Konçul të Bujanocit është djegur dhe si pasojë dyshohet se ka vdekur një person i cili ishte brenda objektit.
Sipas dëshmitarëve të ngjarjes që i treguan Titulli.com dhe që kanë parë situatën pas zjarrit dhe arritjes së policisë, viktima është në moshën mbi 70 vjeçare.
Burimet e njëjta thonë se viktima ishte duke jetuar i vetëm, shkaqet e djegjes së shtëpisë akoma nuk janë konstatuar.
Gjithashti ekipi i zjarrfikësve së bashku me policinë lokale gjenden në vendin e ngjarjes dhe presin ekipet prpfesionale për verifikimin e rastit dhe nxjerrjen e kufomës./Titulli.com/
Fotografia nuk është origjinale