Diaspora shpërndan dhurata për shkollën fillore "Ali Bektashi" në Nesalcë
Fatlume dhe Urata Bektashi nga Bujanoci me vendbanim të përkohshëm në Zvicër kanë realizuar një aksion humanitar në shpërndarjen e dhuratave për nxënësit e shkollës fillore "Ali Bektashi" në Nesalcë.
Donatoret kanë bërë shpërndarjen e 235 pakove me materiale shollore dhe gjësende ushqimore për nxënësit e ciklit fillorë dhe parashkollorë të kësaj shkolle dhe paraleve në Letovicë dhe Osllarë.
Gjithashtu 55 pako u janë shpërndarë edhe personelit arsimorë e adminstrativ të shkollës.
Motrat Fatlume dhe Urata Bektashi kanë dhënë këtë donacion për vendlindjen e babës së tyre Bekim Bektashit së Nesaclës.
Vlen të theksohet se aktivitetet e këtilla të diasporës bëhen edhe në vendbanime tjera të komunës së Bujanocit,/Titulli.com/