Destani: Nuk do të ketë regjistrim përderisa nuk kthehet popullata e shpërngulur
Lokale

Destani: Nuk do të ketë regjistrim përderisa nuk kthehet popullata e shpërngulur

03.Oct.2013 18:40
0
Nuk do të ketë regjistrim të jashtëzakonshëm në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë derisa nuk krijohen kushtet për kthimin e popullatës shqiptare të shpërngulur nga viti 1999, është shprehur sot për Radiotelevizionin Presheva, zëvendës kryetari i komunës së Preshevës, Skender Destani. Destani pas paralajmërimit të kryeministrit të Serbisë Ivica Daciq i cili kërkon vërtetimin e numrit të banorëve në jug të Serbisë ka potencuar se ende nuk është shqyrtuar zyrtarisht në takimet e qeverisë propozimi për regjistrim të jashtëzakonshëm në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ivica Daciq ka rikujtuar se me liderët shqiptarë të këtyre tri komunave vetëm se ka biseduar nënkryetari i parë i Qeverisë së Serbisë Aleksandar Vuciq dhe ka thënë se edhe ai do të bëjë një gjë të tillë./Titulli.com/
Arifi dorëzon furgonin për personat me aftësi të kufizuara (foto)
Në Bujanoc 104 vende të reja pune
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration