Der Standard: Franca, Austria e Mogherini e përkrahin shkëmbimin e territoreve
Lokale

Der Standard: Franca, Austria e Mogherini e përkrahin shkëmbimin e territoreve

31.Mar.2019 10:03
0

Gjykata Speciale e ideja për korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë janë rikthyer si aktualitet në mediat ndërkombëtare.

Gazeta austriake, “Der Standard” i ka kushtuar një artikull këtyre dy zhvillimeve në Kosovë, transmeton Titulli.com.

Sipas kësaj gazete, Serbia ka ende dokumente dhe prova për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Gjithnjë sipas këtij raportimi, dokumentet shënjestrojnë disa prej komandantëve nga zonat e Drenicës dhe Dukagjinit.

Në të njëjtin artikull, përmendet edhe presidenti aktual i Kosovës, dikur ish-pjesëtar i UÇK-së, Hashim Thaçi, si njëri nga ata që mund të ftohet për intervistim nga Haga.

 

Kjo gazetë tutje vë në shprehje edhe shkëmbimin e mundshëm të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës.

“Ideja e shkëmbimit të territoreve do të diskutohet prapa dyerve të mbyllura nga Thaçi dhe Vuçiq.  Ata janë të përkrahur nga lobistët amerikan. Realisht kjo ide është duke u përkrahur edhe nga adminsitrata  e Trump”, shkruan kjo gazetë.

Sipas së njëjtës shtetet e BE-së që e përkrahin këtë ide janë Franca, Hungaria dhe Austria.

Madje, kjo ide sipas “Der Standard” po përkrahet edhe nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

E sipas së njëjtës, ideja në fjalë është duke u kundërshtuar fuqishëm nga shtetet e tjera të BE-së të cilat kanë bërë thirrje se kjo mund të çojë në një konflikt të ri.

Artikullin e plotë në “Der Standard” mund ta lexoni duke klikuar këtu. 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration