Deputetja, Nadie Beiqiri kërkon në parlamentin e  Serbisë mbështje për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë
Lokale

Deputetja, Nadie Beiqiri kërkon në parlamentin e Serbisë mbështje për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë

26.Mar.2021 07:36
0

Deputetja shqiptare në parlamentin e Serbisë, Nadije Beqiri në seancën e kuvendit të Serbisë foli për gjendjen e shqiptarëve në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë dhe përballjen me situatën me Covid-19.

Ajo mes tjerash në fjalimin e saj kërkoi të inkuadrohen  ministrit përkatëse, në kuadër të kompetencave të tyre, që të japin kontributin në zgjidhjen e problemeve me të cilët ballafaqohen qytetarët e këtyre tri komunave.

Më poshtë fjalimi i plotë i deputetes, Nadije Beqiri:

Sot un po i drejtohem kryeministres  dhe kabinetit qeviritar.

Sot do të kishte kuptim që ti japim përkrahje qytetarëve që po ballafaqohen me një sfidë nga e cila është kapluar bota mbarë e që quhet Virusi COVID19. Nuk e dijmë se edhe sa kohë qytetarët tonë do të ballafaqohen me këtë virus aspak të këndshëm për asnjërin prej nesh.

Të solidarizohemi me ata qytetarë që janë më të rrezikuar, sepse drejtë maskave po humbin shumë jetë njerëzish. Kjo është e dhimbshme për të gjithë ne.

Shpresoj se do ta kalojmë me gjithë kontributin që po  e japin mjekët dhe gjithë stafi shëndetësor.

Mendoj që Qeveria në Beograd duhet të trajtoj seriozisht problemin e qytetarëve të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, sidomos në këtë kohë shumë të vështirë.

Është shumë me rëndësi që në vazhdimësi të inkuadrohen edhe ministrit përkatëse, në kuadër të kompetencave të tyre, që të japin kontributin në zgjidhjen e problemeve me të cilët ballafaqohen qytetarët e këtyre tri komunave.

Po më pyesin të rinjët ku jemi na dhe cka po ndodhë me ne? Përgjigja ime (problemet e mbrendshme të vendit).

Po flitet cdo ditë këtu për zhvillim ekonomik, për investime kapitale, vende të reja të punës, por ku? Në qytetet më të zhvilluara të Serbisë.

Cfar keni bërë për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën?

Duke e cekur se në Bujanoc, Preshevë dhe Medvëgjë funksionon Trupi Koordinues i cili përkrahë projekte në infrastrukturë, e të cilët po e bëjnë punën e vet, por, përfaqësuesi i Trupit Koordinues nuk është pjesë e ngushtë e Kabinetit qeveritar, prandaj edhe kontributi i tyre në realizimin e kërkesave tona është i mangët.

Përshëndësim cdo ndihmë e ndihmes që në këto kushte të vështira po bënë Qeveria, por kjo nuk mjafton për zgjidhjen e problemeve të punësimit dhe krijimit të perspektivës.

Duke e parë numrin e ministrave dhe zv ministrave, sikur vizioni I tyre të lidhej me zhvillimin lokal të të gjitha komunave e sidomos atyre më të pazhvilluara, atëherë kishte me qenë ndryshe. Pork jo na mungon. Pse?

Sepse kur ndërtojmë fakte, bien qëndrimet. Kur ka qëndrime, faktet bien. E dëshironi Ju këtë për komunat më të pazhvilluara në vend?

Prandaj jemi këtu për të vlersuar e vërejtur se zhvillimi ekonomik po ndodhë vetëm në kryeqendrat e vendit por që komunat e varfura po varfërohen edhe më shumë. Kjo nuk është hera e parë, fatmirsisht kjo është paralele e të kaluarës, e ne sot po kërkojmë rrugën drejt bashkimit evropian. Familja evropiane nuk na don kështu.

Ja keni borxh Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës sepse është një shoqëri multietnike ku jetojnë shqiptarët, serbet, romet dhe pakica tjera. Duke ja zgjatur dorën njëri tjetrit.

Gjatë gjithë kësaj kohe kam menduar se do të ndryshon dicka. Por jo. Me integritet dhe profesionalizem, me shpresë për të rinjët po fillon nje epokë e re. Të rinjët tanë kanë humbur durimin, prandaj edhe ne vend të qëndrimit këtu, ata po e zgjedhin migrimin.

Edhe pse po deklaroheni cdo ditë për rritjen e standardit e mundësive për të rinjët, se Serbia po zhvillohet më shpejt se vendet e rajonit, të rinjët tanë një gjë të till po e ndëgjojnë por edhe nuk po e ndjejnë. Prandaj edhe po largohen.

Korridori 10 I cili kalon nëpërmjet Luginës së Preshevës, është një korrdior gjigant I Ballkanit I cili siguron të ardhura marramendëse vjetore, dhe në të njejtën kohë I ndihmon nxitjes së zhvillimit ekonomik, por jo edhe vullnetit të qeverisë për të ndihmuar këtë pjesë të vendit.

Andaj, duke e pasur parasysh mundësinë që ekziston, kushtet që në teren ndodhën, krijohet përshtypja që ai vend nuk po zhvillohet sepse aty jetojnë shqiptarët. Jo, gabim e keni. Se aty jetojnë edhe serbet e romet, turqit e boshnjaket, bullgaret e të tjerët.

Është koha që ti kthehemi vetvetevetes dhe zhvillimit të qytetarëve tonë, e të mos presim që problemet tona të mbrendshme të na I zgjidhin të tjerët.

Në hyrje të Bujanocit, vetëm 3 km larg nga qyteti, ndodhet Banja e Bujanocit e që është një vend I begatë me ujëra termal e me shërbime superior. Për nevojën e privatëzimit të së cilët është në dijeni edhe presidenti I shtetit. Me privatizimin e sajë do të hapnim horizonte të reja e do të krijonim perspektivë për të të gjithë të rinjët që jetojnë atje. Por tash edhe kjo është në heshtje.

Investitorët sikur po ndalen në Nish, Leskoc e Vranjë duke mos vazhduar për në Bujanoc e Preshevë. Në Medvegjë jo se jo. Prandaj kjo është e dhimshme, diskriminim e jo demokraci.

Dikur ishin disa industry të zhvilluara si plastika, duhani, ajo e baterive të makinave dhe industria e përpunimit të mishit, ndërsa sot kemi vetëm godina të rrënuara.Nuk mungon as lokacioni.Por na mungojn investitort.dhe ineresimi Qeverisë.

Kërkoj nga Kryeministrja Brnabiq dhe Qeveria e shtetit që të bëjnë ndryshime, të investojne dhe të zhvillojnë edhe këto komuna, sepse është në interesin tonë të përgjithshëm.

Krejt puna ime dhe e gjithë kolegevë të mi opozitar është që të ndalet gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve, të krijohen mundësi të barabarta edhe për ne dhe të zhvillohen e avancohen komunat që ne i përfaqësojmë. Ne jemi dhe do të jemi gjithmonë aty. Ne meritojmë trajtim të barabart me të tjerët ndërsa rinia jonë meriton një të ardhme më të mirë.

Ju faleminderit.

 

Kamberi polemizon me Bërnabiqin në parlamentin e Serbisë, asnjë fjalë për Luginën?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration