Deputetët popullorë në Bujanoc Kamberi e Beqiri mikpresin delegacionin e Kosovës
Shaip Kamberi dhe Nadie Beqiri deputetë popullorë kanë mikpritur delegacionin me ministrat e Kosovës të cilët po qëndrojnë për vizitë në Luginë të Preshevës/
"Në takim me ministrat e Qeverisë së Republikës së Kosovës: Meliza Haradinaj-Stublla dhe Selim Selimi. Sfidat e deputetëve shqiptarë në Parlament dhe perspektivat e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës", ka shkruar Kamberi.
Selim Selimi, ministër i Drejtësisë në Kosoveë është shprehur se gjatë vizitës së tij në Bujanoc takoi edhe deputetët e zgjedhur nga "Lista e Përbashkët" Alternativa Demokratike Shqiptare.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla dhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi janë dy ministrat e parë të Qeverisë Hoti që sot vizituan Luginën e Preshevës./Titulli.com/