Lokale
Dëmtohet sinjalistika rrugore në magjistralen Preshevë-Gjilan
Vozitësit në magjistralen Preshevë – Gjilan, duhet të jenë të kujdesshëm. Persona të panjohur kanë dëmtuar shenjat e komunikacionit.
Këto shenja për disa persona nuk janë të rëndësishme por dëmtimi tyre mund të ketë edhe pasoja fatale për udhëtarët, sepse udhëtimi në magjistralen Preshevë – Gjilan është bërë e vështirë pa sinjalistikën përkatëse.
Në të në disa vende mungojnë shenjat e komunikacionit, e në disa tjera janë dëmtuar e shkatërruar tërësisht.
Punëtorët e ndërmarrjes PZP nga Vranja e cila është përgjegjëse për këtë magjistrale, thonë se vetëm gjatë muajit shtator 2013 janë vendosur rreth 250 shenja sinjalistike, raporton Titulli.
Ato sipas tyre tash në masë të madhe janë dëmtuar, kurse shumë edhe janë vjedhur nga persona ende të panjohur.
Kryesit e këtij akti nuk janë të njohur edhe për policinë lokale. Edhe nëpunësit e Stacionit Policor në Preshevë, kanë vizituar këtë magjistrale ku kanë evidentuar këtë vepër, mirëpo edhe ata ende nuk kanë mundur që të gjejnë autorët./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!