Delegacioni politik nga Lugina takohet me kryesuesin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Ferit Hoxha
Një delegacion i përbërë nga kryetari i PD-së Nagip Arifi, kryetari i PVD-së Shaip Kamberi, kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa dhe kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë Ardita Sinani po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Takimin e parë e kanë zhvilluar sot me kryesuesin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shkëlqesinë e tij Ferit Hoxha.
Ambasadori Hoxha u njofua nga afër me të gjitha rrjedhat politike në Luginë, si dhe mundësia e zgjidhjes së problemeve të akumuluara ndër vite për shqiptarët që jetojnë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
Nesër, pritet që delegacioni nga Lugina të zhvillojë takim edhe në State Departamentin e Shtetit.
Tekst i publikuar në Facebook nga komuna e Bujanocit