Delegacioni në SHBA: Presheva, Medvegja e Bujanoci do të jenë temë diskutimi në dialog
Ragmi Mustafa, pjesë e delagacionit me Ardita Sinanin, Nagip Arifin dhe Shaip Kamberin ka shkruar se në takimin në Departament of State në Washington DC me drejtorin Martin McDowell dhe zonjën Christine Hilt zyrtare për Serbi dhe Europën Jugore e qendrore ishte shumë dashamirës, i sinqertë dhe premtues.
Postimi i plotë në Facebook nga Ragmi Mustafa:
Takimi në Departament of State në Washington DC me drejtorin Martin McDowell dhe zonjën Christine Hilt zyrtare për Serbi dhe Europën Jugore e qendrore ishte shumë dashamirës, i sinqertë dhe premtues. Në fakt, njëlloj si drejtori zoti Martin McDowell por edhe zyrtarja zonjë Christine Hilt ishin të njohur thellësisht me situatën politike e të sigurisë në Luginë të Preshevës. Aq më tepër, shprehën shqetësimin e tyre rreth sjelljes së Beogradit zyrtar ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Drejtori i zyrës për Europën Qendrore dhe ate Jugore zoti Martin u zotua se problemet e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc do t'i trajtoj bashkë me ambasadorin Amerikan në Beograd e Prishtinë si dhe zotin Escobar I deleguari Amerikan për dialogun e dy shteteve fqinje Kosovë-Serbi.
Në takimin e delegacionit tonë të përbashkët është përcjell dhe përshëndetja e zotit Escobar në pamundësi që të ishte në tavolinën e përbashkët.
Sjellja e Beogradit zyrtar në raport me SHBA-të dhe Europën pas invazionit Rus në Ukrainë, ka sforcuar pa masë bindjet e SHBA-ve dhe Europës se politika Serbe është shumëftyrëshe e aq më shumë mashtruese.
Më në fund, SHBA nuk do të kundërshtonin asnjëlloj marveshje që do të arrinin dy shtetet fqinje Kosovë e Serbi.
Për momentin SHBA-të në këtë proces janë më shumë monitorues, lehtësues e mbështetës. Por, nuk don shumë mend se në kohën kur do ndërpritej invazioni Rus mbi Ukrainë do të marrin situatën e dialogut në dorë të tyre dhe do të zgjidhin më shumë probleme të pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor dhe Europë.
Presheva, Medvegja e Bujanoci do të jenë temë diskutimi në dialog, gjeopolitika do të ndryshoj madje edhe më gjërë se shtetet në luftë Rusia e Ukraina drejt Europës gjithandej, dhe padyshim se do të gjenden zgjidhje të mira, të pranueshme, të pritshme për sa kohë më parë edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.