Delegacioni i PVD-së vizitë në institucione të ndryshme të Kosovës
Lokale

Delegacioni i PVD-së vizitë në institucione të ndryshme të Kosovës

19.Feb.2020 17:31
0

 Një delegacion i  kryesisë së PVD-së  ka zhvilluar vizitë në disa ministri dhe në parlamentin e  Kosovës dhe kërkuan se  ështja e shqiptarëve të Luginës  duhet të vendoset në prioritet dhe të jetë pjesë e dialogut.

"Vizita jonë filloi me Ministren e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit u takuam me ministren znj. Vlora Dumoshi, në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me ministren znj. Hykmete Bajrami dhe përfunduam vizitën në Parlamentin e Republikës së Kosovës me kryeparlamentaren znj. Vjosa Osmani.Diskriminimi permanent në çdo sferë të jetës, mos implementimi i marrëveshjeve nga Beogradi zyrtar, mos integrimi i shqiptarëve në institucione shtetërore, papunësia në shkallën më të lartë, mos njohja e diplomave, problemet me tekstet shkollore dhe shumë probleme me rëndësi jetike që po shkaktojnë largimin e të rinjve nga Lugina ishin temë e takimeve", thuhet në njoftimin e PVD-së.

Sipas këtij njoftimi thuhet se u bisedua për pozitën e shqiptarëve në Luginë që ditë e më shumë shqiptarët e kësaj treve po përballen me shpërnguljen masive dhe spastrimin ne heshtje sidomos kohëve të fundit më aktuale është pasivizimi i adresave.

Ky delegacion ka kërkuar të përkrahen aktivitetet kulturore, bibliotekat, donacionet në sferën e kulturës.

"Ndërsa theks i veçantë në Ministrinë e Arsimit ndër të tjerave ishte edhe rritja e kuotave të studentëve për regjistrim në fakultete shtetërore, kuotat për pranim në konvikte, mundësia e donacioneve nëpër shkolla", thuhet mes tjerash në njoftimin e PVD-së./Titulli.com/

 

Ragmi Destani zgjidhet kryetar i ri i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration