Delegacion i komunës së Bujanocit vizitë në shkollën e mesme
Vizitë pune në shkollën e mesme e kryetarit të Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi me bashkëpunëtotorë, thuhet në njoftimin e shkollës së mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc.
Ky është njoftimi i plotë i publikuar në facebook:
Kryetari Arifi sot vizitoi shkollen e mesme, me ç’rast u njoftua nga drejtori i shkollës Zejni Fejzullahu dhe bashkëpunëtorëve, me situatën e përgjithme në shkollë gjatë zhvillimit të procesit edukativo-arsimor në kohën e pandemisë.
Ai premtoi ndihmë në sigurimin e mjeteve të nevojshme për ngritjen e cilësisë në mësim.
Gjithashtu bibliotekës së shkollës iu dhuruan libra për nxënësit e drejtimit të mjekësisë.