Delegacion i komunës së Bujanocit vizitë në Kamenicë, diskutohen projekte infrastrukturore
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi i shoqëruar nga zv.kryetari i komunës Shqiprim Musliu, shefi i kabinetit Sali Salihi dhe këshilltari i Kuvendit komunal Nazmi Duraku janë mirëpritur sot nga kryetari i komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati dhe zv.kryetari Faton Jakupi.
"Në këtë takim është diskutuar avancimi i bashkëpunimit mes dy komunave, si dy komuna fqinje e kufitare dhe mundësia që përmes bashkëpunimeve ndërkomunale të ofrohen kushte sa më të mira infrastrukturore e sociale", thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e komunës në Facebook.
Sipas këtij njoftimi Nagip Arifi u shprehë i gatshëm që të fillojnë projekte të përbashkëta infrastrukturore që do të ndikonin në përmirësimin e jetës së qytetarëve të dy komunave, parasegjithash fshatrave të brezit kufitar.
Gjithashtu, edhe nikoqirët e këtij takimi u zotuan për bashkëpunim të ngushtë duke pasur në qendër gjithmonë qytetarin, duke shpresuar që idetë tona për punë të jetësohen së shpejti.