Deklaratat Vuçiq-Thaçi,  çka folën për shkëmbim territoresh (video)
Lokale

Deklaratat Vuçiq-Thaçi, çka folën për shkëmbim territoresh (video)

08.Nov.2018 20:56
0

Ka përfunduar takimi në Bruksel midis shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherinit, Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçit. Ky takim u bë në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Pas përfundimit të takimit ka ardhur dhe një reagim i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai thekson se është rënë dakord për të arritur një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme midis dy vendeve.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka quajtur takim jo të lehtë, takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, të enjten në Bruksel.

Sipas Thaçit, ky ishte takim i fazës finale të dialogut. Ai e ka quajtur arrogant diskursin e Vuçiqit.

Ka thënë se “mbetet sfidë jo e lehtë e Kosovës që të ballafaqohet me palën serbe”.

Ai ka thënë se duhet që skena politike e Kosovës të bashkohet e të jenë pjesë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese.

“Është mundësi e vogël për marrëveshje, por duhet të vazhdojmë. Diskursi ishte agresiv dhe arrogant nga Serbia dhe delegacioni serb. Diskursi ynë ishte i argumenteve dhe anës së drejtë për arritjen e një marrëveshjeje të balancuar”, ka thënë Thaçi më tej.

Vuçiq: Çfarë janë në gjendje të respektojnë shqiptarët nëse s’respektojnë marrëveshjet e nënshkruara para 10 vjetësh

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me nervozizëm u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas përfudnimit të takimit me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi në Bruksel, në takimin që është mbajtur nën lehtësimin e Federica Mogharini.

Vuçiqi ka thënë se “Serbia është e hapur për dialog, por edhe pala tjetër duhet të respektojë marrëveshjet”, raporton Koha.net.

Një pjesë të madhe të diskutimit të tij, Vuçiqi e ka orientuar me kritika drejt vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vënë taksë prej 10 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja.

Gazetari i Grupit KOHA, Augustin Palokaj, e ka pyetur Vuçiqin, se a parashihet në marrëveshjen përfundimtare njohja reciproke midis Kosovës e Serbisë, siç e ka thënë presidenti Thaçi, dhe hapja e rrugës drejt anëtarësimit në BE.

Kurrë s'kam folur për shkëmbim territoresh 

“E çfarë t’ju sigurojmë edhe më, e ne të mos fitojmë asgjë? Çfarë dëshirash tjera keni? Ne jemi të gatshëm që të flasim për shumë gjëra, por duam të dimë se çfarë do të fitojë Serbia. E kur ta marrim vesh këtë atëherë mund të flasim për gjithçka tjetër”, ka thënë Vuçiqi në përgjigjen e tij, raporton Koha.net.

E çfarë është ajo që Serbia kërkon që ta fitojë, ka qenë pyetje e radhës.

“Këtë e dinë të gjithë ata që janë në bisedime këtu”, ka thënë ai.

A nënkupton kjo “shkëmbim territoresh”, është pyetur më tej.

“Nuk kam folur unë për shkëmbim territoresh. Asnjëherë”, ka thënë Vuçiq.

“Çfarë janë në gjendje të respektojnë shqiptarët nëse nuk janë në gjendje të respektojnë marrëveshjet të cilat i kanë nënshkruar para 10 vjetësh”, ka thënë Vuçiq.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration