Defektet në ujësjellës lënë Preshevën pa ujë (foto)
Lokale

Defektet në ujësjellës lënë Preshevën pa ujë (foto)

14.Aug.2013 17:20
0
Qyteti Preshevës është duke ndjerë mungesën e ujit, pasi që kanë pësuar defekte disa nga mjetet teknike. Janë pompa dhe motori i ujësjellësit ato që kanë bërë ndërprerjen e ujit për orë të tëra. Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Moravica”  Naser Sadiku, thotë se këto mjete janë të vjetra më shumë se 20 vite, kurse amortizimi tyre ka bërë që të pësojnë më pas këto defekte. “Fatmirësisht për momentin ky problem është zgjidhur dhe tash pritet furnizimi i ujit të pijshëm të rritet në masën deri në 20%”, ka thënë për Titullin Sadiku. Ai ka apeluar edhe tek qytetarët që të kryejnë obligimet financiare, sepse organizata burimet e veta i ka pikërisht nga qytetarët, dhe çdo defekt riparohet me ato mjete. Naser Sadiku thotë se nëse qytetarët nuk bëjnë pagesën e ujit, atëherë mund të vie dita kur do të ketë përsëri ndonjë problem por të përmasave edhe më të mëdha, e atëherë tërësisht do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm, në mungesë të mjeteve financiare për riparimin e teknikës që sigurojnë nxjerrjen e ujit dhe shpërndarjen deri tek familjet. Një pjesë e konsiderueshme e qytetit të Preshevës ujin e pijshëm e sigurojnë nga ujësjellësi i fshatit Zhunicë, por ai thuajse çdo muaj pëson defekte teknike çka bënë që shumë shpesh qytetarët të mbesin pa ujë./Titulli.com/ ujsellesi-presheve-2 ujsellesi-presheve-3
Semimaturantë nga Lugina në kampingun veror në Turqi
Caritasi do të ndihmojë nevojtarët në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration