Debatet në Kuvend, PD: Të shkarkohet drejtoresha, PVD: Hipokrizi, vetëm për vota
Lokale

Debatet në Kuvend, PD: Të shkarkohet drejtoresha, PVD: Hipokrizi, vetëm për vota

01.Oct.2019 14:39
0

Dje është mbajtur seanca e pestë me radhë e Kuvendit Komunal në Bujanoc. Ku edhe siç ishte e pritshme të kishte debate të shumta rreth rendit të ditës, ashtu ka ndodhur. Një ndër debatet para se të dilnin tek propozimet ishte edhe mes këshilltarëve të pozitës dhe atyre të opozitës në lidhje me punësimin e mjekëve në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.

Por akuzat kanë qenë të ndërsjellat pasi që opozita akuzonte pushtetin lokal se është dashur të punësonte edhe shqiptarë në institucionin shëndetësor dhe për këtë sipas tyre duhej të shkarkohej drejtoresha. Ndërsa nga pozita u tha se drejtoresha në fjalë është emëruar nga vet Partia Demokratike në vitet ku ishte në pushtet dhe se ngrihej pyetja pse nuk është shkarkuar më herët nga pushteti i atëhershëm lokal.

Shef i grupit të këshilltarëve të PD-së, Haredin Hyda në fjalën e tij para këshilltarëve deklaroi  se shkarkimi i drejtoreshës lidhet me përmbushjen e premtimeve të kryetarit të komunës që sipas tij kishte dhënë premtim se mjekët shqiptarë do të punësohen në Shtëpinë e Shëndetit. “Unë pajtohem me propozimin e Muhamet Jashari. Por kishte qenë mirë me kalu propozimi për shkarkimin e drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit sepse edhe plotësohet edhe një ndër premtimet e kryetarit të komunës, i cili në fushatën zgjedhore sepse ka proklamuar që SH.SH do të jetë vija e kuqe dhe ne do ta mbrojmë. Kështu që edhe nëse është tre muj, të realizohet premtimi i kryetarit.

Dua ta citoj siç ka thënë edhe në televizion disa herë “nuk do të shkollojmë mjek për me i qu në Gjermani azil, por do ti punësojmë këtu”. Ndërsa po ashtu edhe shefi i grupit të këshilltarëve të PVD-së thoshte në televizion “gjema vetëm një shqiptarë që ka licencën ne e punësojmë në Shtëpinë e Shëndetit. Kështu që nëse ish aprovu ky propozim do të ishte realizu edhe një premtim i kryetarit të komunës” – deklaroi Hyda. 

Ndërsa shef i grupit të këshilltarëve të PVD-së, Ragmi Mustafa i kujtoi opozitës që ishte po PD që në kohën në qeverisje emëroi këtë drejtoreshë që sot e kërkojnë ta shkarkojnë. Ai po ashtu pyeti opozitën se pse nuk e shkarkoi gjatë katër viteve që ishte në qeverisje por sot gjithë këtë e kërkon vetëm për vota. 

“Ju keni pas mundësi me e shkarku drejtoreshën e Shtëpisë së Shëndetit, e cila është e njëjta e cila ka qenë edhe në mandatin e juaj. Katër vjet rend e keni pas mundësin me shkarku, por nuk e keni bërë. Këtu qëndron hipokrizia, kjo është pjesë elektorale që mendoni që në këtë mënyrë do ti fitoni disa vota nga qytetarët përmes televizioneve. Mos të harrojmë se Shtëpinë e Shëndetit e keni dhënë ju dhe jo na këtë ta keni të qartë. E treta mos të shkojmë edhe më larg ju i keni dhënë edhe kryetarin e Kuvendit. Të punësuar do të ketë, nuk ka dilemë për këtë, në këtë fazë apo tjetrën, sepse qysh kanë pas qytetarët nevojë për mjek në vendbanime ashtu kanë edhe sot: - deklaroi Mustafa.

Vlen të thuhet se në seancë pozita rrëzoi propozimin e këshilltarit të PD-së, për shkarkimin e drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc.

 

 

 

 

   

Kamberi: Fillojnë punimet e asfaltimit e rrugës nga rreth – rrotullimi deri tek Shtëpia e Shëndetit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration