CRTA: Ndërpritet votimi në Tërnoc, datën e cakton Komisioni Republikan Zgjedhor
Për herën e katërt në njësinë numër 6 në Tërnoc të komunës së Bujanocit, sot (e enjte) ishte planifikuar të mbahet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Serbisë mirëpo ka hasur në pengesa dhe raportohet se votim nuk do të ketë sot.
Sipas paralajmërimeve fletat e votimit janë dërguar në Komisionin Komunal Zgjedhor për shkak të mosmarrëveshjeve mes anëtarëve të këshillit zgjedhor dhe shpërndarjes së saktë të detyrave.
Organizata që bëën monitorimin CRTA ka njoftuar se për votimin e ri do të vendosë Komisioni Republikan Zgjedhor.
Gjithashtu kishte një paralajmrim për “bombë të vendosur në objektin e shkollës ku po mbahen votimet”, që e ka marre drejtori i shkolles me telefonatë anonime.
Të drejtë vote në vendvotimin numër 6 kishiin 1089 votues.