Çka shkroi ministri Gent Cakaj për vizitën e tij në Luginë të Preshevës
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj i shoqëruar me bashkëpunëtorë dhe ambasadorin shqiptarë në Beograd, Ilir Boçka ka qëndruar për një vizitë 3 ditore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Ai fillimisht erdhi në Preshevë më 9 Maj dhe përmbyllu vizitën e tij më 13 maj në komunë e Medvegjës.
Më poshtë janë prezantuar postimet e tij lidhur me vizitën e tij që bëri në këto komuna.
Pas një vale të gjatë takimesh me përfaqësuesit politikë të partive pjesëmarrëse në Listën e Luginës së Bashkuar, theksuam rëndësinë e patjetërsueshme të ruajtjes së unitetit të brendshëm dhe nevojën e punës së përbashkët për mbrojtjen e lartësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Ne do të ecim bashkë e do të veprojmë të bashkërenduar për të bërë më të mirën për Luginën e shqiptarët në çdo kohë e çdo rrethanë.
10 qershor Preshevë- takimi me përfaqësuesit politilk që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare
Gjatë qëndrimit në Preshevë, sot takova zyrtarisht edhe Kryetarin e Komunës së Preshevës, z. Shqiprim Arifi. Biseduam për disa plane konkrete të përbashkëta në shërbim të forcimit politik të faktorit shqiptar dhe zhvillimit ekonomik e kulturor të qytetit. Natyrisht, takuam shumë qytetarë të vyer të Preshevës e vizituam qendra të ndryshme të rëndësisë së veçantë për zhvillimin afatgjatë të qytetit. Së bashku me Shqiprimin pamë edhe disa prej projekteve madhore të tij në shërbim të ndryshimit e përmirësimit të gjendjes së përgjithshme në Preshevë. E di, e di: s'është fare e lehtë dhe ka ende shumë punë për të bërë. Sidoqoftë, me punë të përbashkët e qëndrime të bashkërenduara do ta bëjmë më të mirën për Preshevën, shqiptarët dhe Luginën në përgjithësi...
10 qershor 2020 Preshevë – takim në zyrën e kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.
Gjatë qëndrimit zyrtar në Luginë, takova edhe Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Shaip Kamberi. Ndamë krejtësisht të njejtën bindje, se bashkimi i brendshëm i faktorit shqiptar është parakusht i forcimit të tij atje. Ndaj, do të vazhdojmë me qasje të bashkërenduar e me bashkëpunim sistematik në të mirë të Luginës e shqiptarëve në përgjithësi. PO, PO: ka disa parti politike shqiptare, por duhet të ketë vetëm një faktor politik shqiptar në Luginë! Ne, ndërkaq, do të vazhdojmë mbështetjen e pakursyer me projekte konkrete për Bujanovcin, Luginën dhe shqiptarët në përgjithësi...
11 qershor 2020 Bujanoc- Takim me në zyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi
Në Bujanoc u takova edhe me krerët e Këshillit Kombëtar Shqiptar për të biseduar për gjendjen e shqiptarëve në Luginë dhe shqyrtuar mundësitë e mbështetjes së tyre. Bashkërisht do të përpilojmë një plan të përbashkët veprimi për të ndihmuar disa sektorë kyç për Luginën e Preshevës! Këtu më duhet të falënderoj gjithsesi Kryetarin e Këshillit, z. Ragmi Mustafa, për punën e pakursyer e bashkëpunimin e vazhdueshëm në këtë drejtim! Patjetër, këtu duhet të hapim Konsullatën e Përgjithshme për të mundësuar një lidhje më të fortë mes Shqipërisë e shqiptarëve dhe me diplomacinë tonë do të kemi shumë shpejt masa shtesë për të forcuar marrëdhënien me diasporën e Luginës! Mbetem pafundësisht falënderues për mirënjohjen që na ndau Këshilli për punën që kemi bërë për Luginën.
11 qershor 2020 Bujanoc- Takim në zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar
Gjatë qëndrimit në Luginë, shkuam në Konçul për të vizituar familjen e Jonuz Musliut, ish-Komandantit të UÇPMB-së e ish-Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Biseduam për trashëgiminë historike, pozicionin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe mundësinë e forcimit të faktorit shqiptar atje. Me Shqiprimin, djalin e z. Musliu dhe Kryetarin e partisë Lëvizja e Progresit Demokratik, pjesëmarrëse në listën e Luginës së Bashkuar, ndamë bindjen se unifikimi i brendshëm është kusht themelor për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës! Sidoqoftë, jo vetëm kaq: kemi nevojë edhe për një platformë konkrete të mbështetjes që do të shtjellojmë, zhvillojmë e zbatojmë së bashku! Mirënjohës për kontributin e tyre historik, falënderues për punën e pakursyer në të tashmen dhe, natyrisht, përkrahës i përpjekjes së tyre të vyer për një të ardhme më të ndritur për gjithë Luginën dhe shqiptarët...
12 qershor takim në familjen e Jonuz Musliut dhe varrin e të ndjerit në Konçul të Bujanocit
Në valën e takimeve në Luginën e Preshevës, vizituam edhe misionin e OSBE-së në Bujanoc.Si kryesuese e OSBE-së, Shqipëria është plotësisht e angazhuar të ofrojë gjithë mbështetjen e nevojshme për zbatimin e synimeve të saj në terren. Në dritën e zhvillimeve të fundit në Luginë, theksuam rëndësinë e mjedisit të sigurtë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale, sigurimin e përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë në institucione shtetërore, pa dallim të etnisë dhe adresimin e duhur të çështjes së pasivizimit të adresave në Preshevë, Bujanoc e, veçanërisht në Medvegjë .
12 qershor takim në zyrën e OSBE-së në Bujanoc me përfaqësues të ëksaj organzata
Në Medvegjë u takuam me këshilltarët komunalë shqiptarë dhe drejtuesin e Grupit Qytetar “Të gjithë për Medvegjën”,Muharrem Salihu. Folëm për nevojat e shqiptarëve në Medvegjë, rëndësinë e punës së përbashkët në ngritjen e problemit të rëndë të pasivizimit të adresave dhe domosdoshmërinë e përpilimit të një strategjie afatgjatë në shërbim të ruajtjes së faktorit shqiptar atje. Po ashtu, së bashku vizituam edhe disa shkolla, ndërmarrje dhe qendra të tjera në Medvegjë me rëndësi të posaçme për zhvillimin e jetës së bashkëkombasve tanë!
13 qershor takim në Medvegjë me këshilltarët komunal dhe në disa shkolle shqipe