Cili politikan në Preshevë thoshte se nuk ka “Marrëveshje të Konçulit” (video)
Kryetari i degës së Unionit Demokratik Shqiptar në Preshevë, Naser Aziri në një emision në RTV “Aldi” në vitin 2015 patë folur për marrëveshjen e Konçulit.
Aziri për herë të kishte marrë guximin të flas për periudhën e konfliktit të armatosur gjatë vitit 2001 dhe ai ka thënë se nuk ka pasur marrëveshje të Konçulit siç proklamohet nga disa por ajo ka qenë vetëm deklaratë për demilitarizim dhe demobilizim të UÇPMB-së.
Naser Aziri ka një përvojë të gjatë politike në Luginë të Preshevës dhe gjatë emisionit televiziv kishte shprehur mllefin e tij politik për gjendjen e rëndë nëpër të gjitha institucionet publike lokale dhe shëndetësore në Bujanoc dhe Preshevë.
Për më tepër shikoni videon e emisionit: