Cilat janë masat e reja të qeverisë: Kush mundë të punojë pa ndërprerje
Qeveria e Serbisë ka vendosur që objektet hotelierike dhe qendrat tregtare do të mbeten të mbyllura nga sot ndërsa aktivitetet e shërbimit, dyqanet ushqimore, kinematë, teatrot, galeritë dhe bibliotekat mund të punojnë duke rrespektuar masat e rrepta epidemiologjike, përcjellë Titulli.com.
Sipas vendimit të qeverisë kinematë, teatrot, bibliotekat dhe institucionet e tjera kulturore, sallonet e parukerisë dhe aktivitetet e tjera të shërbimit duhet të sigurojnë minimumi 9m2 për person ose vizitor dhe klubet fitnesi, palestra e të ngjashme 16 m2 për persona.
Qeveria e Serbisë njoftoi se nga sot do të intensifikohet mbikëqyrja inspektuese e respektimit të masave të reja si dhe ekzistenca e rojeve-covid-19 në objekte.
Objektet e hotelierisë lejohen shitja ambulante e ushqimeve dhe pijeve si dhe shpërndarja 24 orë në ditë ndërsa restorantet dhe kafenetë e hotelit mund t'u shërbejnë vetëm mysafirëve të hotelit me një qëndrim të regjistruar deri 21.
Vaksinimi kundër sëmundjes infektive kovid-19 do të bëhet pa ndërprerje sipas planit të paracaktuar në ditët në vijim./Titulli.com/