Cila është ekstra zona në komunën e Bujanocit me tatim në pronë më të lartë ?
Në ndarjen në zona të komunës së Bujanoc ndër të cilat është e ndarë në pesë zona dhe vendimit të kaluar në Kuvendin Komunal ditë më parë përcaktimi i zonave dhe zonës ekstra në territorin e komunës është edhe një nga kriteret për përcaktimin e tatimit në pronë shkruan Titulli.com
Zonat janë të ndara prej pajisjes apo kushteve komunale infrastrukturore dhe objekteve publike, lidhjes së komunikacionit me pjesët qendrore të komunës së Bujanocit, gjegjësishtë me zonat e punës dhe përmbajtjeve tjera në komunë.
EKSTRA ZONA
Sheshi Karagjorgje Petroviç, Sheshi i Paqes, rruga Karagjorgje Petroviq, rruga Bore Stankoviq, rruga R. Putnika, zonën e re të kombësorve, spitali special i Banjës së Bujanocit dhe pjesa tek Bivoda dhe Heba.
ZONA I
Përfshinë hapësirat e komunës kadastrale Bujanoc (qyteti i Bujanocit), zona industriale, përpos pjesëve që janë të parapara në Zonën ekstra.
ZONA II
Pjesën e qytetit nga kufiri i parcelës kadastrale të komunës Kadastrale të Bujanoc deri në kufijtë e Bujanocit me Komunat Katestrale Tërrnoc i Madh, Turi dhe Rakoc.
ZONA III
Përfshinë fshatrat të cilët janë më afër Bujanocit dhe të cilat kanë infrastrukturë më të zhvilluar. Në këtë zonë bëjnë pjesë fshatrat: Tërrnoc i Madh, Turi, Konçul, Levosovë, Nesalcë, Letovicë, Bilaç, Samolicë, Bozhinjevcë 1 dhe 2, Zhbevcë, Krshevcë, Srpska Kuça, Karadnik dhe Llopardincë.
ZONA IV
Përfshinë fshatrat: Zhuzhelicë, Lilancë, Jastrebacë, Klinovcë, Drezhnica, Bushtran, Rusce, Brnjare, Klenik, Sv. Petka, Trejak, Kosharno, Bogdanovcë, Boroc, Novo sellë e poshtme, Negovc, Lukarce, Kushticë, Baralevcë, Sejacë, Spanjevcë, Sebrat, Pretina, Starac, Jabllanica, Vogance, Uzovo, Bratoselcë, Gramadë, Vrban, Osllarë, Dobrosin, Breznicë, Muhoc, Gjergjevcë, Ravna buç, Çarr, Novosellë e epërme, Suharna, Pribovcë dhe Zarbincë, shkruan Titulli.com.