Çifti shqiptar nga Presheva që i shpëtoi tragjedisë në Bullgari
Lokale

Çifti shqiptar nga Presheva që i shpëtoi tragjedisë në Bullgari

23.Nov.2021 15:14
0

Një shqiptar nga komuna e Preshevës dhe e fejuara e tij nga Kumanova i kanë shpëtuar aksidentit të tmerrshëm që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Bullgari.

Të paktën 45 persona, kryesisht shqiptarë, vdiqën pasi autobusi me targa nga Maqedonia e Veriut u aksidentua dhe u përfshi në flakë. Siç raporton gazeta serbe, Nova, çifti që shpëtuan janë Lulzim Sulejmani (26 vjeç) dhe Medina Lufti (25 vjeç).

Edhe pse kryeministri maqedonas, Zoran Zaev fillimisht deklaroi se në mesin e viktimave ishte edhe çifti shqiptar, ai tani ka deklaruar se ata janë në mesin e shtatë të mbijetuarve.

“Shtatë persona i mbijetuan kësaj tragjedie, falë Zotit. Në mesin e të mbijetuarve është edhe Lulzim Sulejmani nga Presheva”, tha Zaev.

Autobusi me 53 pasagjerë udhëtonte në autostradën e Strumës nga Sofja për në Bllagoevgrad në jugperëndim të vendit. Aksidenti ka ndodhur në dalje për në qytetin Bosnek, rreth 40 kilometra në jug të Sofjes, sipas televizionit BTV.

Mes të vdekurve janë 12 fëmijë.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet se bëhet fjalë për mosfunksionim të autobusit apo ndonjë gabim nga shoferi.

Ambasadori serb në Bullgari viziton në spital shqiptarin e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration