Çarshia e vjetër në Bujanoc afro 72 mijë euro, bizneset të gëzuar por me halle?
Rreth 8.5 milion dinarë apo 72 mijë euro i ka kushtuar Komunës së Bujanocit rekonstruimi i “Çarshisë së vjetër”.
Në këtë lagje në qendër të qytetit apo vazhdimësi e sheshit kryesorë funskionojnë lokalet zejtare dhe ëmbëltoret që veprojnë për më se tridhjetë vite, shkruan Titulli.com.
Çarshia e vjetër po u pëlqen edhe qytetarëve dhe e vlerësojnë për projekt me rëndësi.
“E kanë ndërtuar Bujanocin, çdo lëvdatë, do të behët mirë, Bujanoci është qytet i mrekullueshëm”, u shpreh Ljubomir Ibisheviq.
Projektin e Çarshisë e kanë mirëpritur edhe bizneset lokale.
Fikret Abazi, është ndër dyqanxhinjtë e hershëm të çarshisë, ai shprehet i gëzuar për projektin por hallin e ka tek largimi i rinisë nga Bujanoci.
Finalizimi i Çarshisë së vjetër, pritet të bëhet gjatë muajit nëntor,kur edhe do të përfundojnë fasadimet e objekteve për rreth, të cilat shpresohet të shtojnë bukurinë këtij sheshi të vogël të qytetit./B.R/Titulli.com/