Cakaj: Mbështetja e Luginës së Preshevës nga Kosova dhe Shqipëria nuk është detyrë por domosdoshmëri
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, e ka quajtur domosdoshmëri mbështjen financiare dhe institucionale për Luginën e Preshevës, shkruan Gazeta Metro.
Cakaj ka thënë se shënon një momentum të ri politik në përpjekjet e të dy qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovë.“Lugina e Preshevës është rajoni me shumicë shqiptare më i pazhvilluar në Serbi e shqiptarët e Luginës së Preshevës janë një prej pakicave kombëtare më të nënpërfaqësuara në rajon. Ndaj, mbështetja institucionale, diplomatike e financiare për Luginën sot, nuk është vetëm detyrë e patjetërsueshme kombëtare, por edhe veprim i domosdoshëm politik”,ka shkruar Cakaj në Facebook.
Lugina e Preshevës është rajoni me shumicë shqiptare më i pazhvilluar në Serbi e shqiptarët e Luginës së Preshevës janë një prej pakicave kombëtare më të nënpërfaqësuara në rajon. Ndaj, mbështetja institucionale, diplomatike e financiare për Luginën sot, nuk është vetëm detyrë e patjetërsueshme kombëtare, por edhe veprim i domosdoshëm politik.
Puna për ngritjen e fondit ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës, shënon një momentum të ri politik në përpjekjet tona për të lartësuar pozicionin e për të përmirësuar gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.
Deri më sot, kemi bërë më shumë se kurdoherë më parë për Luginën. Ky është thjesht një fakt shumë i dukshëm. E, të ndërgjegjshëm se mbetet ende shumë për të bërë, shpejt vijmë edhe me disa masa të tjera në mbështetje të Luginës së Preshevës.