Cakaj: Jemi në pritje për hapjen e konsullatës shqiptare në Bujanoc
Ushtruesi i detyrës së shefit të diplomacisë së Shqipërisë Gent Cakaj ka deklaruar se janë në pritje të përgjigjes pozitive për hapjen e konsullatës së përgjithshme shqiptare në Bujanoc.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se hapja e kësaj konsullate do të ndikojë në mbështetjen dhe forcimin e lidhjeve me shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Bujanoc. Aty ku ende presim të marrim një përgjigje pozitive për të çelur Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, për t’i shtrirë dorën e mbështetjes e për të forcuar lidhjen tonë me shqiptarët e gjithë Luginës”, ka shkruar Cakaj.