Cakaj dhe Konjufca: Përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së bashkuar?
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërise Gent Cakaj dhe ministri i jashtëm i Kosovës Glauk Konjufca kanë publikuar sot një deklaratë të përbashkët në të cilën thuhet se mbështesin bashkimin e partive shqiptare në Luginën e Preshevës për arritjen e një koalicioni të partive shqiptare në Serbi, para zgjedhjeve të prillit.
Deklaratë të përbashkët
“Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund!”, thuhet në postimin e Konjufcës deh Cakajt në Facebook./Titulli.com/