Bujanoci me potenciale të turizmit, komuna të angazhoj inspektor
Komuna e Bujanocit ka një potencial të zhvillimit të turizimit por mungesa e inspektorit të turizmit dhe buxheti i ë ulët për përkrahjen e turizmit pengesë kryesore.
Drejtori i “Qendrës Turistike” në komunë të Bujanocit, Ahmet Kadriu për Titulli.com deklaroi ka vende turistike të cilat janë edhe duke u shfrytëzuar pjesërisht.
“Komuna e Bujanocit ka mjaft vende turistike siç është banja e Bujanocit, liqeni dhe kalaja e Kërshevicës. Këto vende turistike janë duke u shfrytëzuar parcialisht nga qytetarët në përjashtim të kalajës së Kurshevicës e cila është e bllokuar”, tha Kadriu.
Ai gjatë biseës për Titulli.com u shpreh organizata që ai e drejton do të marrë edhe në panaire të ndryshme të turizmit të cilat janë të planifikuar për këtë vit.
“Ne si qendër turistike kemi qenë edhe në panairin e turizmit në Beograd si dhe atë të Novi Sadit ku kemi prezantuar vendet turistike të Bujanocit, gjë të cilën do e bëjmë prapë pasi që vetëm se kanë filluar përgatitjet për pjesëmarrje në panaire turistike”, theksoi Kadriu.
Në vazhdim Kadriu shtoi se mungesa e inspektorit të turizmit po i sjell komunës së Bujanocit e në veçanti qendrës turistike humbje në mbledhjen e të hyrave buxhetore.
“Ne kemi mungesë të inspektorit të turizmit e kjo na shkakton probleme në mbledhjen e taksave gjë që përkthehet në humbje të të hyrave buxhetore. Komuna e Vrajës e cila posedon edhe inspektorin e turizmit mbledh taksa shumë herë më shumë se ne me afro pesë milion dinarë në vit” tha drejtori Ahmet Kadriu për Titulli.com.
Sipas të dhënave nga qendra turistike komuna e Bujanocit posedon afro 1.240 bujti apo vende të qëndrimit nga të cilat ajo në vitin 2016 ka përfituar vetëm 62.000 dinarë kurse në vitin 2017 ajo ka përfituar 39.000 dinarë e në krahasim me qytetin e Vrajës kjo shifër është me dhjetëra herë më e vogël.
Qendra turistike, themelues ka kuvendin e komunës së Bujanocit dhe ka një buxhet vjetor në vlerë prej 8 milion dinarë ndërsa të punësuar janë 6 punëtorë në kohë të pacaktuar si dhe ka angazhuar 8 praktikant./Titulli.com/