Bujanoci me gjendje më të mirë se Vraja me Covid-19
Në krahasim me komunën e Vranjës gjendja me Covid-19 është më e qetë në Bujanoc por megjithatë, 3 ditët e para të muajit mars ishin shqetësuaese duke identifikuar 32 raste me virusin korona.
Për dallim nga 1 dhe 2 marsi kur kishim nga 14 raste pozitiv në ditë, dita e djeshme ka qenë disi më e qetë,
Sipas të dhënave nga Shtëpia e shëndetit gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 4 raste të reja në Covid-19.
Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 928 persona.
Në muajin mars janë kryer gjithsej 312 kontrolla prej tyre 274 të rritur dhe 38 fëmijë.
Sipas të dhënave nga Shtëpia e shëndetit numri i kontrollave në datën, 03 mars ka qenë 101, prejtyre 91 të rritur dhe 10 fëmijë.
Me test Antigjen janë testuar 34 përsona 3 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv dhe 1 me PCR test.
Sipas këtyre të dhënave dhe bazuar në numrin e të dhënave të ditës së djeshme në komunën e Bujanocit në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 4 raste të reja me virusin korona.