Bujanoci e Presheva, “samo na srpskom”!
Lokale

Bujanoci e Presheva, “samo na srpskom”!

04.Mar.2013 14:46
0
Edhe përkundër se me ligj në Serbi është e lejuar të përdoret dy gjuhësia, si duket kjo nuk vlen për shtëpinë e shëndetit në Bujanoc dhe Preshevë Në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni, edhe pse duhet të jetë edhe gjuha shqipe, aty figuron vetëm gjuha serbe, madje ajo nuk është freskuar edhe pse ka pasur ndryshim në udhëheqësin e saj. Administratorët si duket “nuk janë të informuar” se në këtë institucion janë bërë ndërrime të udhëheqësisë, pasi që për ata është ende drejtor Burhan Halili, dhe jo drejtoresha e tanishme, Lela Jovanoviq, raporton Titulli. Situatë e ngjashme është edhe në Preshevë, pasi që faqja zyrtare e kësaj shtëpie shëndeti është vetëm në gjuhën serbe. Në shumë ndërmarrje dhe administratë të këtyre komunave pjesërisht aplikohet dygjuhësia, pasi janë raportuar raste edhe për mospërfilljen e kësaj të drejte të garantuar me ligj./Titulli.com/ Kliko për të hapur faqen e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc Kliko për të hapur faqen e shtëpisë së shëndetit në Preshevë
Në Mutivodë, vetëm me dokumente serbe
FHKL zgjedhë udhëheqësin e re
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration