Bujanoci dhe Presheva tinëzisht vendosin flamurin kombëtar në objektin e komunës
Komuna e Bujanocit dhe Preshevës ngjashëm sikur vitin e kaluar kanë vendosur tinëzisht flamurin kombëtar shqiptarë në objektin e komunës, shkruan Titulli.com.
Vitin e kaluar kryetar i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi priti edhe qytetarë për nderë të kësaj feste ndërsa këtë vitin në një ambient të mbyllur në restorant ftoi përfaqësues institucional, politik dhe civil.
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi për ditën e sotme ka organizuar aktivitet në oborrin e objektit të komunës me një program kulturorë.
Viteve të fundit është zbehur manifestimi i ditës së flamurit tek shqiptarët e Luginës së Preshevës ndërsa qytetarët gjithnjë e më shumë po zgjedhin vende të ndryshme në Kosovë për të shënuar këtë festë kombëtare.
Gjatë rrugëve nëpër dy qytete janë vërejtur një numër i shtuar i policisë lokale që përcjellin situatën por deri më tani nuk është shënuar ndonjë incident.
Pakica shqiptare ende se ka të rregulluar përdorimin e flamurit kombëtar nëpër institucione komunale apo edhe të tjera ku lejon ligji./Titulli.com/