Bujanoci dhe Presheva me 3.000 vende të reja pune!?
Lokale

Bujanoci dhe Presheva me 3.000 vende të reja pune!?

01.Apr.2015 08:51
0

Kompanitë gjermane “BMW Electronic” si dhe “Nero AG” do të hapin fabrikat në Bujanoc e Preshevë për prodhimin e pjesëve elektronike për vetura, respektivisht për kompjuter personal.

Dy gjigantët gjerman interesimin për investime në Luginë e kanë shprehur pas vendimit të Qeverisë së Serbisë për subvencionim të vendeve të reja  të punës dhe lobimit të kryetarëve të komunave Bujanoc e Preshevë, Nagip Arifi e Ragmi Mustafa, që kanë njoftuar kompanitë gjermane me kapacitetet dhe pozitat e volitshme gjeografike të këtyre komunave, në këtë pjesë të Ballkanit.

2.000 vende pune do të hapen në Bujanoc nga kompania për prodhimin e pjesëve elektronike të markës së mirënjohur të veturave gjermane BMW nga “BMW Electronic”.

Shefi i kësaj kompanie për Evropë juglindore, Bruno Dietrich, nënvizon se fabrika në zonën industriale në Bujanoc do të ngritet në një periudhë rekorde prej vetëm 12 muajsh.

Kryetari i kësaj komune Nagip Arifi me të marr konfirmimin e këtij investimi është shprehur se, Bujanoci, tani përveç qytet universitar, po bëhet edhe qytet i fabrikave dhe zhvillimit ekonomik. Ai duke thënë se “Ne jemi të fjalës” ka kujtuar premtimin për 2.000 vende të punës, i cili së shpejti do të bëhet realitet.

Edhe homologu i tij nga Presheva, Ragmi Mustafa, është ndarë i kënaqur nga takimi i fundit me Gerhard Fischer, shefin e kompanisë për prodhimin e  CD Rom-ve për kompjuter personal “Nero AG”.

“Kompania gjermane ‘Nero AG’ në dy faza do të hapë fabrikat të cilat do të punësojnë nga 500 punëtorë. Hapsira për ndërtimin e fabrikave të kompanisë gjermane do të jepet në shfrytëzim nga komuna me një çmim simbolik. Qëllimi është të sjellim investitor të huaj dhe të punësojmë qytetarët”, është shprehur Mustafa.

Hapja e këtyre vendeve të punës për qytetarët ishte më se e domosdoshme, marrë parasysh gjendjen e rëndë ekonomike, papunësinë dhe migrimin e qytetarëve.

3.000 vende të reja pune qytetarët i shohin më shumë se një shpresë për të ardhme të ndritur. Ata shprehen se kjo është një strategji e politikanëve të këtushëm që për vite me radh nuk ishte parë në Luginë. /Aprilili/

Kadriu: Deklarata e Musliut e papjekur politikisht, si ajo për Lapidarin në Preshevë
Fëmijët e Bujanocit si kësulëkuqja, supermeni e betmeni... (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration