Bujanoc: Konkurs për 4 bursa të studentëve, vlera 30 mijë dinarë për muaj
Komuna e Bujanocit ka shpall konkurs për ndarjen e mjeteve për bursa studentore me sukses të lartë
"Në bazë të Vendimit për ndarjen e mjeteve për bursa studentore numër: 02-52 / 22-03 të datës 25.03.202, dhe Аktvendimit për formimin e komisionit për shpalljen e konkursit për ndarjen e bursave studentore nr.02-53/22-03, të datës 25.03.2022, Komisioni i Konkursit i Komunës së Bujanocit shpall KONKURS PËR NDARJEN E МЈЕТEVE PËR BURSAT E STUDENTËVE", thuhet në njoftimin e publikuar në ueb-faqe të komunës së Bujanocit.
Sipas këijt vendimi mjetet për bursa studentore paguhen çdo muaj, në 9 këste mujore, në shumën neto prej 30,000,00 dinarë në muaj.
"Mjetet derdhen në llogarinë e shfrytëzuesit të mjeteve që e ka dorëzuar gjatë nënshkrimit të kontratës", thuhet në njoftim.
Për kushtet tjera dhe dukementacionin e nevojshëm klikoni linkun zyrtar të komunës.